Kosova - Rajoni

Thaçi: Trepça ka qenë dhe do mbetet pasuri e jona nacionale

thaciMinistri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka folur sërish për “Trepçën”. Në profilin e tij në rrjetin social facebook, Thaçi ka shkruar se për shfrytëzimin e pasurive minerare, Qeveria e Kosovës do të aplikojë një qasje më strategjike. “Vendimi për të ardhmen e Trepçës do të bazohet mbi strategji konkrete, që reflektojnë interesat ekonomike dhe shtetërore të Kosovës dhe në seancën e ardhshme të Kuvendit do të shqyrtohet edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe më pas kjo ndërmarrje do të hiqet prej kompetencave AKP-së”, ka shkruar Thaçi në facebook. “Minatorët tanë kanë shkrirë shumë vite punë në shkritoret e Trepçës, duke u bërë motorë të ekonomisë dhe ajo që më së paku mund të bëjmë për ta është t’i garantojmë se Trepça ka qenë dhe do të mbetet pasuri e jona nacionale, por atraktive edhe për partneritet strategjik me investitorë të huaj. HTH”, ka shkruar më tutje Thaçi. RTK

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close