Zhbogar: Do ta ndihmojmë Kosovën në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese

Kosovë&Rajon

zhbogarMinistri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend, si dhe për sfidat dhe iniciativat që e presin gjatë këtij viti Ministrinë e Financave.

Sipas KosovaPress, Hoti e njoftoi përfaqësuesin e BE-së për gjendjen financiare të vendit, përkushtimin e Qeverisë për krijimin e kushteve më të mira për thithjen e investimeve të huaja në Kosovë, si dhe për përkushtimin e Ministrisë së Financave në luftën ndaj ekonomisë joformale.

Ministri Hoti po ashtu e falënderoi shefin e Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar për punën, kontributin si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian me institucionet e Kosovës.

Ndërsa shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, duke uruar Ministrin Hoti për pozitën e re, shprehu gatishmërinë e Zyrës së Bashkimit Evropian për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik dhe në proceset integruese në Bashkimin Evropian

ME TE LEXUARAT