Kosova - Rajoni

EULEX ngre akuza, 6 milionë euro shpërdorime në KEK

eulexPërmes një kumtese të lëshuar, misioni EULEX ka bërë me dije se Prokuroria Speciale e ka ngritur një aktakuzë për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas komunikatës, aktakuza është ngritur ndaj shtatë personave të cilët dyshohen për kryerjen e disa veprave penale.

Në mesin e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit janë: Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve, Shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit, Nxitja për shpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit si dhe Lidhja e kontratave të dëmshme.

Vlera e dëmit që është shkaktuar nga ky rasti i korrupsionit, sipas misionit EULEX, është 6 milionë e 182 mijë euro. Rasti është hetuar nga një prokuror ndërkombëtar.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close