Kosova - Rajoni

Jep dorëheqje kreu i shërbimit sekret të Kosovës

aki-kosoveDrejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ka dhënë dorëheqje.

Në një komunikatë për shtyp të publikuar nga zyra e presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, thuhet se presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kanë pranuar sot dorëheqjen e zotit Smakaj, por arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk janë bërë publike.

Jahjaga dhe Mustafa citohen të kenë “vlerësuar punën gjashtëvjeçare të Smakajt në themelimin dhe ndërtimin e AKI-së”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close