Kosova - Rajoni

Serbia kërcënon: Prishtina mos t’i fus duart në Trepçë

trepDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Serbia do të di se si ta mbrojë Trepçën, pasurinë e saj dhe popullin e saj në Kosovë. “Reagimi unë i sotëm është një lloj paralajmërimi për qeverinë krahinore që most a bëjë këtë, që të tentojmë që t’iu ikim komplikimeve të metutjeshme, kurse ne do të dimë se si ta mbrojmë pasurinë dhe popullin tonë”, ka thënë Gjuriq për RTS, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se Trepça është shtylla kryesore e ekonomisë serbe në veri të Kosovës dhe se atje punojnë 4000 njerëz.
“Ne e kemi të pamundur që të mendojmë se dikush nga Prishtina po tenton që ta merr kontrollin ndaj Trepçës dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të implementohet, kurse në kuptimin politik kjo mund t’i komplikojë shumë gjërat… Ende ka gjasa që kjo situatë mos të eskalojë dhe mos të shkojë në drejtim të padëshiruar”, ka kërcënuar Gjuriq.

Ai ka shtuar tutje se rreziku i veçantë lidhet me ligjin e paqartë, që ka të bëjë me kompentencat e Qeverisë së Kosovës për secilën ndërmarrje shoqërore, të cilat mund të shndërrohen në pasuri të shtetit të Kosovës dhe më pas me ato të menaxhohet.

“Ne nuk do të pranojmë diçka të tillë, marrë parasysh se Trepça gjendet në very të Kosovës, dhe se pjesa më e madhe e pasurisë minerare gjendet nën Serbinë qëndrore. Ky vendim është plotësisht i papranueshëm dhe krijon komplikime politike dhe të krijohet presion shtesë, si dhe mos të ketë paqe ndërmjet serbëve”, ka thënë Gjuriq.  RTK

loading...

Artikuj te ngjashem

2 komente

  1. qa i ka gjet shqiptart,flejn mbi flori e sjan te zot me e marr.vjen tjetri e i thot nshpi te vet mos prek gja me dor ti vec rri me kry ne hava se mos bjen naj gja.shkoni prap e votoni thacin e isa mustafen.kot po flas per ju se na ktej jena per faqe te zeze ma zi se ju.e shet voten tjetri per 20 mije lek,per nje tapi toket sepse ka ba shtepine(ntoke te huaj).etj etj.taman tha ajo mesa e salih protopapes jeni dele e pik maron.turp tna vije gjithsecilit.a e shikoni per20mi lek drita tfusin nburg.kurse osshe ka borgj te ujesjellesi e si fut kush nburg.shtet e politikan by..q.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close