Kosova - Rajoni

Hashim Thaci: Skënderbeu i ka mbushur shqiptarët me vetëbesim

hashimMinistri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kujtuar në përvjetorin e 547 të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Sot mbushen 547 vite prej ndarjes nga jeta e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut por respekti dhe mirënjohja për veprën e tij mbetet gjithmonë gjallë në memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Jeta e tij është skalitur me shkronja të pashlyeshme në historinë e popullit tonë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Triumfi i ushtrisë së tij të vogël arbërore na ka mbushur plot me kurajo e vetëbesim para çdo beteje të vështirë në luftën tonë për liri e pavarësi”, ka shtuar më tej ai, teksa ka postuar një fotografi gjatë akordimit të urdhrit të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” prej Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, në vitin 2008.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close