Egjipt, vdes aktorja e njohur Fatan Hamama

Showbiz

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatan HamamaFamiljarët e aktores së njohur të Egjiptit, Fatan Hamam, që ishte një ikonë e filmit arab dhe ish-bashkëshorte e aktorit, Omar Sharif, i kanë konfirmuar raportet për vdekjen e saj në moshën 83 vjeçare. Rrethanat e vdekjes së saj nuk janë bërë publike menjëherë. Ajo ishte e njohur si Zonjë e ekranit arab dhe ishte njëra nga aktoret më të nderuara në Lindjen e Mesme. Ajo për herë të parë ishte paraqitur në film në vitin 1940, kur i kishte pak më tepër se 10 vjet. Aktorja e ndjerë, Fatam Hamama, ka luajtur në afro 100 filma dhe ka punuar me mjeshtër të mëdhenjë të industrisë së filmit në Egjipt, përfshirë Youssef Chahine. Ajo shpeshherë ka luajtur së bashku me aktorin e njohur, Omar Sharif, i cili ishte pjesëtar i religjionit të krishterë, por e kishte pranuar fenë islame për tu martuar me të.

ME TE LEXUARAT