Ekonomia

OSHEE: PD mashtron, subjektit në Korçë ju ndërpre energjia që në 29 dhjetor

osheOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hedh poshtë akuzat e ngritura sot publikisht nga Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi. Sa i takon kontratës së një biznesi që i referohet në deklaratë Partia Demokratike, OSHEE deklaron se kjo kontratë ka qenë pjesë e listës së debitorëve kryesore që është dërguar për ndërprerjen e energjisë elektrike.Rajoni i Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë e Tensionit të Lartë ka bërë ndërprerjen e klientit nga nënstacioni që në datën 29 dhjetor 2014. Në datën 9 janar, klienti është verifikuar sërish dhe energjia në këtë subjekt vazhdon të jetë e ndërprerë deri në likujdimin e plotë të detyrimeve. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i bën thirrje Partisë Demokratike që ta lërë të rimëkëmbet kompaninë që ajo vet rrënoi për tetë vitet e qeverisjes së saj.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. OSHEE hajduti me i madh ne Shqiperi. Faturat aforfe vendosen sipas deshires se kompanise ne kundershtim me ligjin dhe askush nuk nderhyn per ti dhene fund kesaj babezie vjedhjesh te pafundme. Ndersa keto kompani te personave VIP mund te bejne cfare te duan me energjine elektrike. OSHEE i paska nderprere subjektit energjine elektrike ne 29 dhjetor 2014. Po nje vit resht e me teper cfare ka bere OSHEE ndaj kesaj kompanie? Nuk mund te bente gje , sepse jane pushtetaret META RAMA ne mes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close