Ekonomia

Zhbllokimi i lejeve, Konfindustria përshëndet vendimin e Kushtetueses

gjergj-buxhuku-10-gusht1Konfindustria mbeshtet vendimin e Gjykates Kushtetuese per rrezimin e vendimit te Keshilllit Kombetar te Territorit te muajit gusht 2014 per ndalimin e dhenies se lejeve te ndertimit nga pushtetet vendore. Konfindustria muaj me pare eshte shprehur publikisht, se paaftesia institucionale per kontrollin e territorit dhe ligjshmerine e dhenies se lejeve te ndertimit nga pushtetet vendore, ne asnje menyre nuk mund te sherbente si shkak per ndalimin ‘de facto’ me vendim shteteror te nje pjese te madhe te sektorit te rendesishem te ndertimit, qe edhe pa vendimin ne fjale ishte ne gjendjen me te veshtire historike. Konfindustria vlereson, se te prekur te drejtperdrejte te vendimit ne fjale jane edhe industrite e materialeve te ndertimit, qe prej nje kohe te gjate punojne ndjeshem nen kapacitetin prodhues me pasoje rritjen e kostove, veshtiresi financiare, uljen e punesimit dhe deri rrezikun e mbylljes dhe falimentimit.Njekohesisht,zbatimi ne praktike i vendimit per ndalimin e sektorit te ndertimit si jetik per ekonomine dhe qytetaret,  prodhon ne menyre te pashmangshme korrupsion dhe paligjshmeri.

Konfindustria vlereson, se vendimi i Gjykates Kushtetuese per lejet e ndertimit, duhet te sherbeje si shkak per marrjen e pergjegjesive nga ekekutivi shqiptar per pasojat ekonomike, financiare dhe ligjore te rastit ne fjale dhe per me shume te jete mesim per menyren e marrjes se vendimarrjeve politike te ngjashme ne vazhdimesi.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close