PS, Gjylameti: PD zhyti vendin në listat e zeza, sot sulmon policinë

Politikë

gjylametiDeputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti deklaroi se sulmet e Partisë Demokratike ndaj Policisë së Shtetit janë kthyer në sulme të përditshme, pavarësisht aksioneve të suksesshme; të cilat kanë çliruar Lazaratin nga prodhuesit dhe trafikantët e drogës; kanë ulur numrin e aksidenteve rrugore; kanë rritur zbulueshmërinë e krimeve.“Janë sulme, që synojnë të përbaltin imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit, që nuk po bën asgjë tjetër veçse po zbaton ligjin, në mënyrë të barabartë për të gjithë. Pushtetarët e djeshëm të rrënimit nuk e kanë dot, sot, moralin opozitar për të folur për shtet ligjor e për barazi para ligjit, sidomos në vigjilje të përvjetorit të 21 janarit. Ndërkohë shqiptarët e kanë ende të freskët se si kishte degraduar Policia e Shtetit për tetë vjet rresht. Sesi Lazarati sfidonte shtetin, ndërkohë që Shqipëria zhytej në listat e zeza të vendeve që prodhonin e trafikonin drogë”, u shpreh Gjylameti.

Megjithatë, vijoi ajo, opozita ka të drejtën të zgjedhë rrugën e vet, por Partia Socialiste e inkurajon Policinë e Shtetit për të vazhduar luftën e nisur ndaj krimit, trafikut, informalitetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne  bashkohemi me të gjithë opinionin publik kombëtar e ndërkombëtar që çmon ndryshimet dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit. Të vetëdijshëm se vendi ynë nuk është ndryshe nga vendet e tjera të Europës dhe se në Shqipëri ka mjaft probleme që lidhen me shkeljen e ligjit, ne jemi të bindur se duke mbështetur pa kursim Policinë e Shtetit dhe duke mos i politizuar aksionet e saj, problemet mund të lehtësohen dhe mjedisi më i sigurt për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë e të huaj do të jetë realitet i përditshëm”, nënvizoi Gjylameti.

ME TE LEXUARAT