Tentojnë të pajisen me pasaporta false, arrestohen tre kosovarë

Aktualitet

arrestimi-pasaportaTIRANE - Kater persona jane arrestuar sot nga policia pasi tentuan te pajisjen me pasaporta te falsifikuara. Lajmi u be i ditur nga burime zyrtare te policise qe thane se sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e kryeqytetit, në kuadër të operacionit të koduar “APLIKIMI”, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me komisariatin e policisë Nr. 6 Tiranë, finalizuan një operacion mbi falsifikimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave, duke arrestuar në flagrancë 4 shtetas:

- Agron Imer Beqaj, 37 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrajcë Kosovë

- Blendi Bajram Beqaj, 23 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrajcë Kosovë

- Faik Zenel Letaj, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrajcë Kosovë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

- Hajrie Zeqir Breçani, 53 vjeç, banuese në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se ata kanë aplikuar për dokument letër-njoftimi, në Gjendjen Civile të Bashkisë Vorë, duke përdorur çertifikata me gjeneralitete të rreme dhe me shtetësi shqiptare, për të cilat dyshohet se ishin të siguruara nga shtetasja Hajrie Breçani.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur sekuestrimi në cilësinë e provës materiale:

- pasaporta kosovare dhe karta identiteti.

- tre aparate telefoni celular.

- një automjete tip Citrojen me targa 03 448 EA

- formular aplikimi të kompanisë Aleat.

- disa certifiakata familjare dhe dy personale të lëshuara nga Gjendja Civile e Bashkisë Vorë.

Sic meson lajmifundit.al, nga burime te policise, materialet proçeduriale per ceshtjen do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportava dhe vizave", parashikuar nga neni 189/2 të Kodit penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

ME TE LEXUARAT