Vjedhje me dhunë në Lezhë, shpallen në kërkim dy persona

Aktualitet

policia-lezheeePolicia e Qarkut të Lezhës njoftoi se është bërë shpallja në kerkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Vladimir Gjinaj, vjeç 37 dhe Andrea Gjinaj, vjeç 25, që të dy banues në Lagjen Beslidhja Lezhë. Ky veprim është ndërmarrë pasi më datë 20.01.2015, rreth orës 05.45, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, i kanë marrë me forcë shtetases P Gj, banuese në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, një çantë në të cilën kishte 100.000 lekë të reja. Materialet i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhë, për veprën penale të''Vjedhje me dhunë''.

ME TE LEXUARAT