Lippi: Juventusi duhet ta shesë Pogbanë

Sport

lippiTrajneri italian Marcelo Lippi i ka sugjeruar skuadrës së Juventusit që ta shesë futbollistin Paul Pogba. Lippi në të kaluarën ka qenë trajner i Juventusit dhe përzgjedhës i kombëtares italiane.“Kur shkova te Juventusi më telefonoi Agnelli dhe më tha se duhet ta shesim Zidanen. Ishte lojtari më i mirë në botë, por kishim mundësinë për t’i arkëtuar 150 milionë euro. Me shumën që grumbulluam nga shitja e tij i siguruam kartonët e Bufonit, Nedvedit dhe Turamit. Vazhduam të fitojmë. Do të jetë një sakrificë e madhe për Juventusin nëse e largon Pogban, por mund të grumbullojnë shumë para për t’i blerë 3-4 lojtarë dhe për të vazhduar me të njëjtën ritëm”, ka theksuar Lippi.

Interesim për mesfushorin Pogba kanë shfaqur Chelsea dhe Manchester United. Madje klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro dhe njërin nga mesfushorët që ka në skuadër Ramires ose Obi Mikel.

ME TE LEXUARAT