gazetashqip

WhatsApp edhe në kompjutera

whats upShërbimi i popullarizuar WhatsApp, i cili shërben për këmbim mesazhesh pa pagesë përmes telefonave të mençur, tani është i pranishëm edhe në kompjuterë.

“Interenti ynë i ri për klientët është vetëm vazhdim logjik i misionit tonë në telefon”, ka thënë në kumtesë drejtori ekzekutiv Jan Kum.

“Kur të shihni bisedën përmes desktopit të kompjuterit me dikë që shfrytëzon smartfonin, të gjitha mesazhet tuaja edhe më tej do të ruhen në telefonin tuaj.

Shfrytëzuesit e telefonit që duan ta provojnë WhatsApp e ri mund ta bëjnë këtë në https://web.whatsapp.com/, përcjell koha.net.

Me rastin e regjistrimit do të paraqitet QR tek të cilin pastaj duhet ta skanoni përmes WhatsApp-it tuaj aplikues telefonik në mënyrë që ta aktivizoni shërbimin në kompjuterin tuaj.

Njëra nga mangësitë e këtij zgjerimi të WhatsApp-it është se shfrytëzuesi i telefonit duhet të jetë i lidhur me internetin që të përdoret shërbimi llogaritës në kompjuter.

Veç kësaj, shfrytëzuesit e iOS –it duhet të presin edhe pak për këtë shërbim.

WhatsApp-in aktualisht e përdorin rreth 700 milionë shfrytëzues të cilët çdo ditë dërgojnë 30 miliardë mesazhe. Kështu, ky shërbim pas vetes lë aplikimet e ngjashme siç janë Facebook Messenger dhe WeChat.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close