Deputetja gjermane mëson si të përdoret paraja publike

Kosovë&Rajon

deputeteBettina Hagedorn, kryetare e Komisionit Parlamentar për Auditim në Bundestagun gjerman, ishte pjesëmarrëse në takimin e sotëm të mbledhjes së komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Kuvendin e Kosovës.

Mysafirja nga Gjermania i tregoi nikoqirëve për përvojat, pastaj modalitetet, mënyrat dhe metodat e mbikëqyrjes së financave publike në shtetin gjerman në mënyrë që kjo para të përdoret pa u keqpërdorur, por edhe si të rritet besimi i qytetarëve nëpër institucione, transmeton kp.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo gjithashtu dha rekomandime se si mund të avancohet puna e këtij Komisioni në të ardhmen.

Homologia Hagedorn ka shprehur kënaqësinë e saj që është e pranishme në këtë komision për të shkëmbyer së bashku përvojat e ndërsjella në mes dy shteteve.

ME TE LEXUARAT