Ekonomia

Doganat bllokojnë 15 kompani nafte, edhe doganierët në testim

spiropaliPesëmbëdhjetë kompani të prodhimit dhe të përpunimit të naftës në Shqipëri, janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave , pasi nuk janë të pajisur me matësa, për të matur cilësinë e naftës bruto, të përpunimit apo të stokimit të saj.

  “Duke qenë se 15 prodhuesit dhe përpunuesit nuk kishin vendosur matësat brenda datës 31 dhjetor u krye bllokimi, duke pezulluar plotësisht aktivitetin e tyre ekonomik”

Drejtore e Përgjithshme e Doganave, njoftoi për një valë tjetër testimesh, që kësaj here do të prekë edhe punonjësit e doganave.

Por ndryshe nga testimi i mësuesëve, punonjësve të burgjeve apo mjekëve, doganierët do t’i nënshtrohen një testi të hartuar nga të huajt, pikërisht nga Croën Agency.

 “Dogana ka nisur metodën e testit të standartizuar. Është një risi e padiskutueshme shqiptare.

Testi i integritetit u mundëson punonjësve të antikorrupsionit të kontrollojnë nëse punonjësit apo drejtuesit doganorë i përmbahen kodit doganor dhe kodit të etikës dhe nëse vendimet janë të duhura.”

E pranishme në takimin me fokus “Reforma në administratë dhe sistemi antikorrupsion” zhvilluar paraditen e sotme në Tiranë, zv ministrja e Financave, Irena Beqiraj e cilësoi Drejtorinë e doganave si faktor kyç në të ardhurat publike, dhe shtoi se sistemi korruptiv na ka rrethuar, por lufta ndaj tij ende nuk ka përfunduar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close