Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Opozita nuk shkon në komisionin e reformës së drejtësisë

komisioni-ligjeveKomisioni parlamentar i Reformës në Drejtësi është mbledhur sot  për herë të dytë pa opozitën

Mbledhja e komisionit që drejtohet nga Fatmir Xhafaj zhvillohet në ambjentet e kryesisë së parlamentit.

Komisioni miratoi një pr/vendim për draft kalendarin e punimeve të tij për periudhën Janar-Mars, dhe  mësohet se të enjen vjen në Tiranë presidenti i Komisionit të Venecias.

Në mbledhjen e parë ku i pranishëm ishte edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta iu bë ftesë ekspertëve më të mirë të fushës të bëhen pjesë e diskutimit të reformës në sistemin e shumëdebatuar të drejtësisë.

Puna e komisionit është e ndarë në disa faza:

 

Faza e parë është analiza e gjëndjes së sistemit në drejtësi.

Faza e dyte, është ngritja e grupit të ekspertëve që do ta asistojne atë.

Komisioni do t’i drejtohet për ofrimin e kontributit misioneve ndërkombëtare, si komisionit të Venecias. Ngritja e sekretariatit teknik është faza e katërt, e cila do të bëjeëfinalizimin e propozimeve, duke i shnderruar ne drafte konkrete.

Leave A Reply

Your email address will not be published.