Ekonomia

Pastrimi i territorit do nisë me Ministritë, fondi 980 mijë dollarë

artan-shkreli_dielli.al_Qeveria do të nxjerrë nga xhepi 980 mijë dollarë për të pastruar sheshet në krah të ministrive në Tiranë nga “shëmtirat” apo plerat të cilat në gjithë këto vite kanë sjellë një pamje ndryshe në kryeqytet.

Projekti synon të kthejë në identitet hapësirat e gjelbërta dhe të eleminojë kështu plerat, të cilat ishin të grumbulluara tashmë prej vitesh.

Arkitekti dhe njëkohësisht këshilltari për territorin i Kryeministrit, Artan Shkreli, shpjegon se aksioni do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.

“Që këtu duhet pastruar çdo gjë, nuk ishte qëllim në vetvete për të bërë një lëndinë, por lëndina lindi nga ideja për të hequr të gjithë plehrat që ishin akumuluar ndoshta gjatë 70 viteve po them. U ndërgjegjësova se çfarë krimi makabër është bërë edhe në një sipërfaqe aq të vogël në zemër të Tiranës, që dukej sikur kishte dhe ca pemë”.

Për Shkrelin territori ka nevojë për rehabilitim, pasi ishte lënë në harresë të plotë duke ofruar kështu një pamje të shëmtuar.

Deklaratat e tij arkitekti Artan Shkreli i bëri gjatë takimit me temë “Shëmtia” të organizuar në ambientet e Ministrisë së Kulturës, i cili do të vijojë përgjatë gjithë këtij muaji dhe ka për qëllim krijimin e një ideje apo përfytyrimi real mbi konceptin tek qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close