gazetashqip

Bograd, digjen flamujt e NATO, BE, SHBA dhe Kosovës

digjen-flamujtQindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe në Beograd, sot në 16 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë dhe Serbi, ia kanë vënë flakën flamujve të NATO-s, BE-së, SHBA-ve dhe Kosovës.

Më tej, siç raporton agjencia Beta nga Beogradi, duke folur në këtë tubim, lideri i radikalëve, Vojisllav Sheshel, tha se Serbia asnjëherë nuk guxon të bëhet anëtare e NATO-s e as e Bashkimit Evropian, megjithqë “regjimi tradhtar i Aleksadar Vuçiqit po punon për këtë”.

“Kemi dashur që simbolikisht me këtë tubim ta shënojmë fillimin e agresionit, por regjimi këtë tubim e ka ndaluar”, tha Sheshel, dhe ka shtuar se “Partia Radikale e Serbisë “kurrë” nuk do të pajtohet me “pavarësinë e imagjinuar” të Kosovës.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close