Ish-mikesha: Ja e vërteta e jetës luksoze të Rezarta Shkurtës

Aktualitet

makina-rezartaReagimet pas reagimit të Ermal Hoxhës, lidhur me dyshimet e tij për përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës, ishin të pafundme. Por nuk munguan as kritikat ndaj bashkëshortes së tij, këngëtares Rezarta Shkurta lidhur me jetën e luksit që ajo nuk ngurronte ta tregonte.

Faqja e këngëtares në “Instagram” tregonte momentet e saj private me familjen, bashkëshortin Ermal Hoxha, por edhe momentet kur ia kushtonte vetes me trajtimet dhe veshjet e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-mikesha e saj modelja Afroviti Goge, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, pas publikimit të lajmit lidhur me arrestimin e Ermal Hoxhës. Ajo ka rrëfyer në një prej komenteve të saj, jetën e çiftit Hoxha.

Një status në “Facebook” i gazetares Aulona Musta, hidhet gishti i akuzës ndaj medies, që sipas saj i ka ekzagjeruar gjërat.

“Nuk doli njeri të thoshte të vetmen të vërtetë që dihet dhe ka prova: që Ferrari i famshëm është pjesë e videoklipit që Rezarta Shkurta ka bërë 4 vjet më parë me Vedat Ademin. Kaq e vështirë ishte për t'u gjetur ky informacion? Apo i leverdiste më shumë po ta bënin Ferrarin pronë personale”, thuhet në statusin e Mustës.

Ishte pikërisht ky shkrim që ka ngacmuar ish-mikeshën e Rezartës që të komentonte. Sipas Afroviti Goges çifti Hoxha bënte një jetë normale dhe jo luksi, ndërsa porsa i përket bizneseve modelja thotë se mund ta hap kushdo një të tillë.

“Unë nuk po shkruaj aspak për të mbrojtur Rezin apo Ermalin në këtë mes por ama dua të them ato çfarë di për aq kohë sa kam qenë mikeshë me të. Çfarë ka shkruar Aulona më lart është plotësisht e vërtetë. Këto shpifje që bën media në Shqipëri të bëjnë për të vjellë, jo vaska me qumësht, jo Ferrari , jo kompania etj.. Vaska 60 dollar bën dhe Rezi e ka pas gjithmonë qejf që kur e kishte provuar në Kine te Missi që ka përfaqësuar Shqipërinë , e ca ka këtu për ta bërë të madhe ?! Ferrari është përdorur vetëm për videoklip, ndërsa kompani mund të hapësh sot me 1000 lekë të vjetra për ta hapur në QKR , s’është që të duhet ndonjë para e madhe, se fundja me shumë pak lekë e kam hapur edhe unë. Nuk është që detyrimisht jam marr me pune të pista. Në atë lloj kompanie të duhet më shumë talent se sa lekë, që mesa duket nga suksesi ajo e ka. Ata gjithmonë kanë bërë jetë të thjeshtë këtë e di shumë mirë pasi i njoh prej vitesh. Përsa i përket çështjes le ta zgjidhin autoritetet përkatëse, po boll shpiket e folët për gjëra që as keni dijeni e as ju takojnë. Kaq kisha”, shkruan modelja Afroviti.

Më tej përplasjet me komentuesit nuk kanë munguar, por Afroviti ishte aktive duke i kthyer përgjigje të gjithëve. Ajo ka pasur një miqësi prej 10 vitesh me këngëtaren Rezarta Shkurta, por zënka mes tyre nisi në reality-show-n që mbahet në Kosovë, “Vip Shpija 1”.shekulli

ME TE LEXUARAT