Haradinaj i bën thirrje BE-së për liberalizim të vizave

Aktualitet

haradinajKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri thirrje sot institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e stabilizim- asociimit, si dhe të bëjnë heqje e vizave për qytetarët kosovarë.

Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj tha se “i bëj thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e stabilizim asociimit me Kosovën. I bëj thirrje që të përshpejtohet liberalizimi i vizave dhe të mos ndëshkohen dy milionë qytetarë. Le të ndëshkohen përgjegjësit e krimit, të korrupsionit e të mos ndëshkohen dy milionë qytetarë”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, u shpreh se nuk duhet që faji të hidhet tek opozita dhe bëri thirrje që të mos ikin nga përgjegjësia”

ME TE LEXUARAT