OKB paralajmëron “sulme terroriste” ndaj objekteve bërthamore

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

shtyKreu i agjencisë mbikqyrëse bërthamore në OKB ka paralajmëruar se “terroristët” mund t’i sulmojnë objektet bërthamore në vendet ku siguria është e dobët. “Në këtë aspekt, bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për shkak se terroristët gjithmonë i kanë në cak vendet e dobëta për nga siguria”, ka thënë sot Yukiya Amano, drejtor gjeneral i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ai iu ka bërë thirrje qeverive që të jenë vigjilente ndaj kërcënimeve të tilla, të cilat ai i ka quajtur si “një çështje shumë serioze”. Ai gjatë fjalimit të tij në Singapor, nuk i është referuar ndonjë kërcënimi apo vendi të veçantë. Në korrik të vitit të kaluar, mediat e kanë cituar ambasadorin irakian në OKB, Mohamed Ali Alhakim dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, të kenë thënë se kryengritësit kanë konfiskuar rreth 40 kilogramë përbërje të uraniumit, që po mbahej në Universitetin e Mosulit. REL

ME TE LEXUARAT