Rreth 500 minatorë të bllokuar në një minierë në Donjeck

Bota

minatoreSeparatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës thonë se ekipet e shpëtimit janë duke punuar për evakuimin e afro 500 minatorëve, të cilët janë bllokuar nën tokë si rezultat e një avarie me rrymë.

Separatistët që kontrollojnë kryeqytetin provincial Donjeck, kanë njoftuar se 496 minatorë, kanë mbetur të bllokuar në minierën e qymyrit Zasyadko.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një lajm i publikuar mbrëmë ka bërë me dije se 110 minatorë kanë arritur të dalin në sipërfaqe.

Por, nuk ka llogaritje të sakta se edhe sa minatorë gjenden nën tokë.

Rebelët të cilët i kanë nën kontroll pjesë të mëdha në krahinat Donjeck dhe Luhansk, në mënyrë të vazhdueshme i kanë kritikuar autoritetet ukrainase për granatimet në zonën e konfliktit ku deri më tani janë vrarë më shumë se 5 mijë persona.

Autoritetet ukrainase në anën tjetër i akuzojnë separatistët që e kanë mbështetjen e Moskës.

ME TE LEXUARAT