Mirëmbajtja e rrugëve, Haxhinasto: Të zbatojme projektin me BB

Aktualitet

haxhinastoMinistri i Transporteve, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se duhet sa më shpejt të fillojë zbatimi i projektit me BB për mirëmbajtjen e rrugëve. Haxhinasto tha se askush nuk mund të ndërhyjë në rrugë duke bërë hyrje -dalje dhe as t’i përdorë akset rrugore për reklama pa shlyer detyrimet.

“Tashmë pas 24 viteve do të kemi një standard rrugësh, një pikë reference, e cila do të jetë e domosdoshme për çdo vepër rrugore që ndërtohet në Shqipëri. Përsa i takon mirëmbajtjes duhet të realizojmë sa më shpejt planin që kemi, projektin që kemi për riformatimin e sistemit të mirëmbajtjes dhe të fillojmë të zbatojmë projektin me Bankën Botërore. Prashikoj investimin prej 25-30 mln dollarë në vit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Domosdoshmëri është gjithashtu që të vendosim sa më shpejt kategorinë e re të kompanive që do të merren me mirëmbajtje dhe të monitorojmë performancën e tyre. Pra gjithcka që kemi përfshirë në ato ndryshime të kodit kanë synim të përmirësojnë sigurinë rrugore, të rruajnë sa më mirë jetën e qytetarëv e qytetarëve dhe të shfrytëzojnë sa më mirë këtë aset të jashtëzakonshëm që ka Shqipëria. Kërkush nuk mund të hyjnë pa autotrizim në to, kërkush nuk mund të bëjë hyrje dalje në rrugë pa autorizmim, jashtë parametrave teknike. Kërkush nuk duhet ti përdorë rrugët për reklama por duhet të paguajë detyrimet për këtë”, tha Haxhinasto.

ME TE LEXUARAT