Euro 2016

Trajner i ri për Milanin? Ja vendimi i Berlusconit

berlusconi15Milani nuk do ta ndërrojë trajnerin, megjithë rezultatet e dobëta të kësaj skuadre.

Presidenti Silvio Berlusconi i jep besim ish-sulmuesit, Philipo Inzaghi edhe pas humbjes në Kupën e Italisë kundër Lazios. Menjëherë pas sfidës çerekfinale ku kuqezinjtë u larguan me një humbje, kreu i klubit telefonoi administratorin e deleguar, Adriano Galliani, të cilit i bëri me dije se duhet të vazhdojë të besojë te trajneri.

Por pavarësisht vendimit të Berlusconit, situata në Milanello mbetet e tensionuar me një skuadër që nuk ka gjetur identitetin e vet dhe kjo reflektohet në rezultate pasi Milani nuk fiton që prej 5 ndeshjesh në kampionat, ndërsa tifozët kërkojnë me ngulm largimin e Adriano Gallianit nga posti drejtues.

Aktualisht klubi po punon në merkato dhe emri më i fundit në listën e kuqezinjve është sulmuesi Matia Destro. Nga ana tjetër, vetë Inzaghi e pranon se ekipi po përjeton momente të vështira, por shton se skuadra duhet të shikojë përpara. Besimin që i jep Berlusconi, trajneri kërkon ta transofrmojë në forcë, madje ai premton se Milani do të rikthehet në nivelet më të larta.

“Kam një president që më mbështet dhe shoqërinë në krahun tim. Tani duhet të mendojmë për t’u rikthyer te fitorja dhe të mos mendojmë më për Kupën e Italisë sepse objektivi europian mbetet aty dhe ne duhet të luftojmë çdo të dielë për ta arritur”, përfundon deklaratën e tij Super-Pippo. Aktualisht Milani renditet në vendin e 11 të klasifikimit me 26 pikë dhe në ndeshjen e datës 1 shkurt pret Parmën në “San Siro”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close