Agjenti: Ofertë 300 milionë euro për Cristiano Ronaldon!

Sport

Cristiano Ronaldo fiton një cmim të riAgjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes beson se disa klube do të ishin të gatshme për të paguar 300 milionë euro për sulmuesin portugez, nëse Real Madridi do ta shiste atë.

Ylli portugez e fitoi për herë të tretë “Topin e Artë” dhe po vazhdon të jetë në formë të shkëlqyeshme. Agjenti i Ronaldos nuk mendon se ndonjë klub do të jetë i gatshëm për të përmbushur klauzolën prej 1 miliardë euro që e ka vendosur Reali për portugezin, por ai beson se ka klube që do të ishin të gatshme të paguanin 300 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Ronaldos.

"Ai është lojtari më i shtrenjtë në botë, sepse Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, sportisti më i mirë i të gjitha kohërave", ka theksuar Mendes për BBC Radio 4. "Atë nuk mund ta krahasoni me askënd. Transferi prej 1 miliard euro është i pamundur, por në qoftë se për ndonjë arsye klubi vendosë për ta shitur atë për 300 milionë euro, dikush do ta paguajë atë shifër”, ka shtuar Mendes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ai i do tifozët e Manchester Unitedit, ai ma tha këtë, pasi atje e arriti famën, por nuk do të largohet nga Real Madridi", ka nënvizuar Mendes. Ronaldo ka kontratë të vlefshme me Real Madrid deri në qershor 2018.

ME TE LEXUARAT