Akuzat ndaj Dukës për trukime, FSHF: Liridon Leci shpif, media të mos i besojë!

Sport

fshf2015Federata Shqiptare e Futbolit ka hedhur poshte sot akuzat e bera nga futbollisti Liridon Leci. Me ane te nje deklarate, FSHF kërkon të informojë mediat dhe opinionin futbolldashës, në lidhje me deklaratat krejtësisht të pabaza, të futbollistit Liridon Leci, në një uebsite suedez fotbollskanale.se, dhe të botuara në mediat sportive shqiptare sot:

E indinjuar ndaj deklaratave të tilla, të gënjeshtërta, të pabaza dhe fyese për institucionin tonë dhe për Presidentin Armand Duka, FSHF ka reaguar me këtë qëndrim: Komentet e bëra prej tij, në një uebsite suedez, janë trillime dhe aluçinacione dashakeqëse. Ato kanë për qëllim, të hedhin baltë mbi institucionin tone, mbi Presidentin dhe emrin e futbollit shqiptar. Personi në fjalë, gënjen me këtë qëllim në mendje ose e bën këtë, për tu shndërruar në personazh mediatik.

Liridon Beci nuk ka patur asnjëherë kontakte me zyrtarë të FSHF, aq më pak me Presidentin Armand Duka, të cilin mund ta ketë parë vetëm në TV dhe pastaj fantazon, ç’ ka i vjen ndër mend.

FSHF, e ka shprehur gjithmonë qëndrimin e saj, për të mbrojtur lojën e ndershme e rezultatin real dhe është në luftë të hapur ndaj fenomeneve të tilla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me këto deklarata, krejtësisht produkt i një fantazie të shfrenuar dhe dashakeqe, Federata, vuri në dijeni Federatën e Futbollit të Kosovës, për shkak se futbollisti në fjalë, luan në Ligën Kosovare.

Nga ana tjetër, Federata i kërkoi menjëherë juristëve të saj, që të mbledhin materialin e nevojshëm ligjor, provat për këtë rast dhe të ndërmarrin të gjitha hapat për të vënë përpara drejtësisë për shpifje, personin në fjalë ose personat që kanë lidhje me këto shpifje.

Gjithashtu, ajo i bën thirrje mediave që të na mbështesin e ndihmojnë, në luftën ndaj fenomenit negativ të trukimeve. Por ata, duhet të jenë korrektë dhe të mos abuzojnë duke publikuar akuza krejtësisht të gëshnjeshtërta të individëve, në çfarëdo media të huaj.

AKUZAT

Një video të siguruar nga faqja më e madhe suedeze për sport fotbollskanalen.se, Leci përmend kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Dukën.

“Njerëzit në Shqipëri më japin një mbështetje të madhe mua. Unë kam pasaportën shqiptare vetëm pse e bëj këtë punë. Armando Duka ma dha mua atë”, dëgjohet Leci duke i thënë personit që ka xhiruar, shkruan Fotbollskanalen.

Gazeta suedeze ka tentuar të kontaktojë edhe me FSHF-në, por kontakti ka qenë i pamundur. Prishtinasi që ka rënë pre e një tjetër videoje me kamerë të fshehur, thotë se ka njerëzit e tij në Suedi që e kanë bërë punën e kurdisjeve të ndeshjeve mbi 13 herë dhe nuk janë zënë asnjëherë të vetme.

“Unë kam njerëzit e mi futbollistë që e kanë bërë këtë gjë mbi 13 herë dhe ata nuk kanë dështuar asnjëherë”, thotë Leci, i cili pretendon që ka një rrjet të mirë të lojtarëve të cilët janë të përgatitur për të kurdisur ndeshje.Leci thotë se ka kontaktet e tij në Suedi dhe për një ndeshje ka fituar deri në 200.000 mijë euro.

“Prej 20 ndeshjeve, tri janë të kurdisura. Dhe unë kamë shumë njerëz aty”, thotë Leci në videon e re që e ka gazeta Fotbollskanalen. “Për të blerë ndeshjen tre persona dëshirojnë nga 50 mijë euro”, ka shtuar Leci.

ME TE LEXUARAT