Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

ALUIZNI hap zyrë të re në bashkinë e Vorës

aluizniAgjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, ka hapur sot në bashkinë Vorë zyrën e re që do të jetë në shërbim të banorëve të kësaj zone për ndjekjen e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre morën pjesë Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t,  Artan Lame, të cilët dhanë dhe një pronocim për mediat.

Ministrja Gjermeni tha se kjo zyrë do ti shërbejë Vorës si Bashki që me ndarjen e re territoriale do të përfshijë edhe komunën Prezë dhe Bërxullin.

“Për 10 vite me radhë janë marrë vetëm 15 leje legalizimi në këtë zonë nga 35 mijë banorë që ka kjo zonë. Hapja e një zyre të re për të qënë më afër qytetarëve për mua është një hap shumë i mirë e ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo rajonale e ALUIZNI-t”, theksoi Gjermeni.

Sipas saj, kjo zyrë do të jetë më afër qytetarëve për të shërbyer në mënyrë trasparente dhe sa më mirë atyre, për të ulur korrupsionin, për të ulur kaosin, për ti sistemuar gjërat.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame u shpreh se është një komunitet shumë i madh që deri tani detyrohej të vinte në Tiranë për të kryer procedurat. Zyra të tilla si kjo e Vorës, vijoi ai, janë hapur disa në qarkun e Tiranës dhe në qarqe të tjera të mëdha.

“Përtej kësaj do të thoja se tashmë procesi i legalizimeve është në rrugë të pakthyeshme, por duhet të fillojmë të shohim që tani përtej legalizimeve, të shohim për procesin e urbanizimit të zonave informale për të mos u gjendur në situata si kjo që po gjendemi këto ditë”, u shpreh Lame.

Leave A Reply

Your email address will not be published.