Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të mërkurën rikthehen reshjet

Aktualitet

metereologjikReshjet e shiut do të rikthehen, por jo me intensitet aq të lartë sa dy ditët e fundit. Në Shërbimin Meteorologjik të Forcave të Armatosura thonë se, pas ndërprerjes gjatë ditës së martë, të mërkurën rikthehen sërish reshjet e shiut, të shoqëruara këto me temperatura të ulëta.

“Gjatë ditës së mërkurë ne presim sërish riaktivizim të reshjeve, që do të jenë të herëpashershme, me intensitet deri mesatar, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Më pas reshjet do të humbin intensitetin, për të qëndruar vetëm në pjesën veriperëndimore dhe jugore të vendit. Gjatë së enjtes pritet përsëri një pushim tjetër i kushteve atmosferike, pra të reshjeve, për t’u aktivizuar sërish mesnatën mes së enjtes dhe të premtes, kur dhe do të ketë shira të herëpashershëm, edhe në formë shtrëngatash”, u shpreh Gentiana Stafa, Shërbimi Meteorologjik i FA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në 72 orët e kaluara janë regjistruar gjithsej 240 mm shi vetëm në Gjirokastër, ndërkohë që për tre ditët në vijim nuk do të ketë reshje të vazhdueshme, me këtë intensitet të lartë. Sipas meteorologëve parashikohen 10-20 mm shi përgjatë 12 orëve dhe reshjet nuk do të jenë të vazhdueshme.

“Me frontet e njëpasnjëshme që kaluam, reshjet ishin përqëndruar pothuajse në gjithë Mesdheun, ndërsa tashmë reshjet do të jenë më të fokusuara në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit, duke mos pasur furnizime herë pas here nga lindja e tij. Gjatë ditës së shtunë, reshjet priten të kenë intensitet më të dobët dhe do të jenë kryesisht të fokusuara në perëndim të rajonit tonë”, deklaroi Gentiana Stafa.

ME TE LEXUARAT