Fier, Ministri Panariti fermerëve: Kompensim të plotë për çdo bagëti të mbytur

Aktualitet

Panariti-ne-Lushnje-525x350Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z.Edmond Panariti ka vizituar dje fshatrat Ferras dhe Bishan në rrethin e Fierit, të cilat kanë qenë zona të dëmtuara nga përmbytjet e ditëve të fundit. Fillimisht z.Panariti së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë qenë në Ferras, ku kanë ndjekur nga afër procesin e groposjes së bagëtive të ngordhura dhe dezinfektimit të këtyre zonave,i cili është zhvilluar nga organizimi i Drejtorisë së Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë. Më pas, Ministri Panariti ka qenë në fshatin Bishan, ku është takuar me barinjë dhe fermerë të cilët kanë pësuar humbje të konsiderueshme në bagëti.Ministri Panariti tha se pas vlerësimit të ekspertëve do të mundësohet kompensimi i plotë për çdo bagëti të mbytur. “Është një fatkeqësi e madhe për humbjet e mëdha që patët. Ju keni të lidhur jetën me bagëtitë. Por ajo që është e rëndësishme është se ne jemi të vendosur t’ju kompensojmë për çdo humbje”, tha ai. Gjithashtu ai ka ndjekur nga afër procesin e shpërndarjes së ndihmave për bagëtitë e izoluara. Bizneset agro-ushqimore në vend janë solidarizuar me vështirësinë që po hasin fermerët në këto zona dhe për këtë arsye ata kanë vendosur të ndihmojnë me bazën ushqimore për bagëtitë e këtyre zonave.

Prononcimi i plotë i Ministrit Panariti

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është një fatkeqësi e madhe për humbjet e mëdha që patët. Ju keni të lidhur jetën me bagëtitë. Por ajo që është e rëndësishme është se ne jemi të vendosur t’ju kompensojmë për çdo humbje.  Nga ana tjetër për bagëtitë që ju keni shpëtuar ne kemi sjellë 50 tonë ushqim dhe duke ardhur janë edhe 100 tonë të tjerë për të gjitha bagëtitë që janë në tokë të thatë dhe që s’kanë ushqim. Kështu që urgjentisht duhet të fillojnë të ushqehen. Unë e kam përparësi dhe prioritet bagëtinë e imët dhe kjo zonë historikisht, tradicionalisht, me bagëti është mbajtur. Për dhentë në do të kemi një vëmendje të veçantë. Do t’ju ndihmojmë me përmirësimin e racës, me baxho dhe me të gjithë nevojat që do të keni. Ky vit do të jetë viti i blegtorisë pasi e kemi blegtorinë jo aty ku duhet. Në radhë të parë do të fillojmë me mbulimin e humbjeve që keni pësuar ju nga përmbytjet.  Do të mbahen shënim të gjithë dëmet, një me një. Unë e bisedova me Kryeministrin dhe dëmshpërblimi do të fillojë me blegtorët.

Si do të kryhet procesi i dëmshpërblimit?

Ne do të mundohemi t’i shpërblejmë 100 për qind. Këtë do ta vlerësojnë ekspertët, por kryesorja është që ata do të marrin paratë, sepse unë dëshiroj që secili prej tyre të ketë sërish atë numër krerësh që ka pasur.

ME TE LEXUARAT