"Majori Feka", Kodheli: Prokuroria ta hetojë! Nuk kam problem interpelancën

Aktualitet

kodheli vizionMinistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli thotë se i ka kërkuar Kryeprokurorit Adriatik Llalla hetimin e plotë të cështjes së majorit Feka i cili humbi jetën ndërsa transportonte lëndë narkotike jashtë kufijve të vendit me helikopter. Znj. Kodheli për t‘u zhvendosur pak edhe në situatën politike në Shqipëri pas rastit të përfshirjes së një majori Shqiptar në atë që konsiderohet deri tani një trafik ndërkombëtar droge. A ka ndërmënd Ministria juaj të marë masa konkrete, ndoshta një forcim ligjor, apo dhe ndaj autoriteteve të cilat ndoshta duhet ta kishin kontrolluar lëvizjen e majorit Feka. Cilat janë lëvizjet e Ministrisë?

Atëherë unë ju them se ky është një proces në vazhdim. Është një proces që ka filluar një vit më parë dhe do vazhdojë të forcohet si i tillë. Për çfarë procesi flas? Flas për procesin e vetimit të të gjithë Forcave të Armatosura, i cili jo domosdoshmërisht është bërë ashtu siç duhet në të shkuarën. Flas për një tjetër mënyrë përqasjeje, për mënyrën sesi ushtarakët marrin leje, sesi duhet të respektojnë disiplinën, sesi duhet të respektojnë statusin e ushtarakut e kështu me radhë. Rasti Feka është një rast që më ka bërë pa as më të voglin dyshim, të ridimensionojmë të gjithë rregulloret mbi të cilat funksionon FA. Pa as më të voglin dyshim ne kemi filluar investigimin e menjëhershëm të implikimit që mund të kishte majori me kolegë të tjerë. Unë i kam kërkuar javën që shkoi Prokurorisë së Përgjithshëm, kryeprokurorit Llalla të hapë procesin dhe po ashtu kam bërë një kërkesë dje përpara largimit tim për ardhjen në Bruksel, një tjetër kërkesë për t‘u involvuar në të gjithë investigimin që Policia Ushtarake, që Shërbimi Informativ Ushtarak është duke bërë lidhur me këtë detaj. I kam kërkuar edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda të investohet dhe involvohet në një proces, i cili duhet ta nxjerrë ashtu siç dhe është Forcën e Armatosur, të pastër nga një rast si ky. Më lejoni të ndaj me ju dhe me publikun shqiptar faktin se, raste të tilla brenda FA të SHBA apo brenda FA të çdo shteti tjetër vend anëtar i NATO-s mund të ketë dhe ka, e rëndësishme është respektimi i ligjit, e rëndësishme është respektimi i procedurave. Lidhur me largimet që Ministria e Mbrojtjes ka bërë me propozim të Shtabit të Përgjithshëm të disa funksionarëve të lartë të FA, qoftë të kolonel Demirajt, qoftë të një piloti tjetër, kolonel Çunajt e kështu me radhë, duhet të dini që një arsye pse këtë zotërinj janë larguar nga FA, është pikërisht  mosmarrja e lejes në daljet e tyre jashtë. Pra për aq kohë sa është thyer disiplina, për aq kohë sa nuk është respektuar ligji i statusit për ushtarakun, kjo është një histori që nuk duhet as të përsëritet, as të konsiderohet si diçka politike, apo si diçka që nuk ka të bëjë me disiplinën e FA, përkundrazi fakti që deri dje në qeverinë e mëparshme nuk është marrë asnjë herë leje për të dalë jashtë, nuk ka pasur një procedurë të mirëfilltë, për të mos folur për investigime se ku do të shkosh jashtë dhe pse shkon jashtë, na ka sjellë ne në rezultate dhe konkluzionin që disiplina duhet forcuar ashtu siç dhe po bëhet. Çështja është nën investigim, unë besoj shumë në atë çka FA-të bëjnë, respektimin e disiplinës dhe përmbushjen e misionit të tyre sa fisnik aq dhe kushtetues që është mbrojtja jo vetëm e integritetit të Republikës  së Shqipërisë, por pa as më të voglin dyshim ashtu siç dhe ky ministerial e demonstron të qënin prezent bashkë me aleatët kudo ku rrisku i demokracive është në rrezik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Javën tjetër do jeni në interpelancë?

Në qoftë se më kërkohet nga opozita, pa as më të voglin dyshim nuk kam asnjë problem t‘i përgjigjem gjithkujt për gjithçka FA, ministria ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë në këtë drejtim.

ME TE LEXUARAT