Euro 2016

Stadiumi i Barcelonës mund të marrë këtë emër të ri

bernabeuStadiumi i Barcelonës “Camp Nou” pritet të ndryshojë emrin. Stadiumi legjendar i Barcelonës, ashtu si shumë komplekse të tjera në kontinent, mund të mbajë një emër komercial për të siguruar sa më shumë të ardhura për arkën e shoqërisë. Administratori i “Qatar Airways”, Akbar Al Baker e pranon se ka nisur bisedimet me drejtuesit më të lartë të klubit për të arritur një marrëveshje.

Kompania ajtore nga Lindja e Mesme është sponsori kryesor i Barcelonës në fanellë, duke thyer një tabu pasi që prej krijimit, blaugranat nuk kishin pranuar sponsorizim në pjesën e përparme të fanellës.

Tashmë, mesa duket ka ardhur koha për të thyer një tjetër tabu, ndoshta këtë herë më të madhe sepse “Camp Nou” është një legjendë e futbollit botëror. “Gjithçka është e mundur për kompaninë tonë. Jemi të hapur për surpriza në lidhje me emrin e stadiumit”, theksoi Al Baker në një konferencë për shtyp ku theksoi se Qatar Airways dhe Barcelona kanë të njëjtën vlerë.

Nga ana tjetër, edhe zv/presidenti i Barcelonës, Javier Faus e konfirmon faktin se palët janë në bisedime për të arritur në një marrëveshje përfundimtare. Ai u shpreh se klubi kërkon që të vazhdojë bashkëpunimin me kompaninë nga Katari edhe për shumë vite të tjera, por për momentin palët janë në bisedime.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close