Bota

Tre të vdekur nga një shpërthim në fabrikën e gazit në Maqedoni

gazSi pasojë e shpërthimi të një bombole të gazit në fabrikën “Balkan Gas” në Bogdanci të Maqedonisë, tre punëtorë kanë humbur jetën.

Bëhet e ditur për dhjetëra të plagosur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë siguruar zonën në një perimetër më të gjerë nga mundësia e ndonjë shpërthimi tjetër.

MPB ka bërë të ditur se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në orën 9.30, ku kanë mbetur tre të vdekur dhe disa të plagosur, që dyshohet për numër të madh.

MPB nuk ka dhënë detaje për shkaqet e këtij zjarri, ndërsa ekipet e zjarrfikësve pas disa orëve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Gjatë ditës priten detaje mbi këtë fatkeqësi që ka goditur këtë komunë në jug të vendit.

Banorët kanë theksuar se shpërthimi ka qenë një tërmet i fuqishëm që ka tronditur tërë qytezën dhe rrethinën e saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close