UEFA: Ja skuadra me mbrojtjen më të mirë në Shqipëri

Sport

uefaSipas UEFA-s pas analizimit të të gjitha kampionateve në kontinentin plak, FK Partizani nuk ka vetëm mbrojtjen më të mirë të kampionatit, por eshte një ndër më të mirat në kampionat.

Ky vlerësim për skuadrën e Shpëtim Duros vjen nga qeveria e futbolli në Evropë, që në faqen e saj zyrtare bën një analizë të mbrojtjeve më të mira të kontinentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në klasifikimin e saj, “Demat e kuq”, renditen në vendin e dytë.

Me vetëm 8 gola të pësuar në 20 ndeshje të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë një mesatare pësimi prej një goli në 2 takime e gjysmë, dhe para tyre në renditje qëndrojnë vetëm hungarezët e Videoton që e kanë nxjerrë topin nga rrjeta e tyre një herë në 2.83 ndeshje.

Lista vijon me emra të spikatur të futbollit, pasi po aq sa Partizani pëson edhe Cverna Zvezda e Beogradit, por që ka luajtur më pak takime se skuadra shqiptare që lë pas skuadra si Benfika , apo Juventusi që renditet në vendin e 6.

Për të kuptuar sa i rëndësishëm është klasifikimit i mbrojtjeve mjafton të kujtohet se pak ditë më parë kryesohej nga Bajerni i Mynihut me skuadrën e Guardiolës që ka rrëshqitur në vend të 10 pas 4 golave që pësoi nga Volfsburgu.

ME TE LEXUARAT