Politika

Dhuna ndaj Strazimirit, sot seanca gjyqësore, dëshmojnë Spahiu e Stërkaj

strazimiri-prengaaaSot pritet të zhvillohet në Gjykatën e Lartë seanca e 3-të për sherrin e ndodhur në ambjentet e Parlamentit, ku deputetetët socialistë Pjerin Ndreu e Abren Ndoka dhunuan demokratin Gent Strazimiri.

Në seancën e sotme gjyqësore do të dëshmojnë deputetë të Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, Paulin Stërkaj si dhe një gardist.

Socialisti Ndreu, ka deklaruar se vetëm e ka prekur Strazimirin, por ky i fundit ka këmbëngulur se ka pasur një sulm më të organizuar nga Kryeministri Edi Rama, që është pasuar dhe nga kërcënimi me jetë.

Një ditë më parë Partia Demokratike përmes deputetit, Luçiano Boçi, i bëri thirrje gjyqtarëve të mos bien pre e presionit qeveritar, por të vënë drejtësinë në vend.

“Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj.

Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, cka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close