Politika

Incidenti në Fier, PS: Bllokimi i karvanit të ndihmave, akt i turpshëm

barePartia Socialiste ka akuzuar opozitën se ka nxitur incidentin e djeshëm të ndodhur në Fier ku aktivistë të PD i zunë rrugën dy karvanëve me ndihma për banorët e zonave të përmbytura.

“Sot është koha për të qenë solidarë me vepra e jo me deklarata hileqare në mbështetje të të gjithë atyre që kanë nevojë për bashkim njerëzor jo për përçarje politike; për dashuri njerëzore jo për urrejtje politike; për mbështetje reale në oborrin e shtëpisë jo për abuzim politik nga oborri i SHQUP-it.

Është e pafalshme që forca kryesore opozitare, pasi për dite me radhe u lut haptazi që të ndodhte më e keqja dhe bëri çmos të përdorte politikisht banorët e përmbytur, tani i bëhet pengesë fizike strukturave të solidaritetit në ndihmë të të përmbyturve.

Vërshimi i ujit nuk pyet për të majtë e për te djathtë, sikundërse ata që janë sot në nevojë janë në radhë të parë shqiptarë, njerëz në hall që kanë nevojë për miq majtas e djathtas dhe për ndihmë reale ngado që ajo mund të vijë.

Është detyrimi i ynë të ndihmojmë çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike. Ndaj i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të distancohet nga veprime të tilla dhe, edhe në kushtet kur ka banorë natyrshëm të stresuar nga përmbytja, t’i ndihmojë dhe jo t’i acarojë më keq me provokime, me shpifje e me turpe si ai i djeshmi”, tha deputeti socialist Besnik Bare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close