Politika

Kandidatët për ambasadorë, sot seanca dëgjimore në komisionin e Jashtëm

komisionijashtemKomisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme, pritet të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me tre prej kandidatëve të Ministrisë së Jashtme si Ambasadorë.

Visar Zhiti, kandidati i qeverisë për Ambasador në Vatikan, Fatos Reka për në Maqedoni dhe Bardhyl Canaj kandidati për Ambasador në Izrael do të paraqiten para deputetëve të këtij komisioni për të paraqitur platformat e tyre në lidhje me detyrën që u është ngarkuar nga Ministri Bushati.

Por kjo seancë dëgjimore, vjen pas një seri lajmesh të cilat e konsiderojnë të kotë prezantimin në këtë komision, për të paktën njërin prej tyre. Pikërisht për kandidatin e qeverisë Rama si ambasador në Vatikan të poetit Visar Zhiti.

Tre ditë më parë, Presidenti i Republikës, u shpreh qartë dhe prerë se asnjë nga kandidatët për Ambsadorë që i janë paraqitur në tavolinë nga qeveria mes të cilëve edhe z. Zhiti nuk do të marrë firmën e tij, pasi sipas tij qeveria nuk është konsultuar paraprakisht me të.

Nga ana tjetër kandidimi i Zhitit si ambasador në Vatikan është kundërshtuar edhe nga vetë Konferenca ipeshkvnore e Shqipërisë, organi më i lartë përfaqësues i komunitetit katolik në vend, e cila kërkon emërimin në këtë detyrë të një personi nga komuniteti katolik.

Konferenca Ipeshknvore e Shqipërisë dëshiron të shprehë zhgënjimin e saj për faktin që, për rolin e Ambasadorit të Shqipërisë për Selinë e Shenjtë, duke mos kontestuar aftësitë e Zotit Visar Zhiti, nuk u emërua një person nga komuniteti katolik. Na duket i çuditshëm edhe fakti që nuk u konsultuam për këtë çështje. Që nga rifillimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, gjthmonë është zgjedhur një katolik për rolin e Ambasadorit për Selinë e Shenjtë. Për fat të mirë, nuk mungojnë persona katolikë të aftë për të zhvilluar këtë mision diplomatik pranë Selisë së Shenjtë. Ambasadori pranë Selisë së Shenjtë natyrshëm merr pjesë në shumë kremtime fetare liturgjike. Prandaj kërkojmë që Ambasadori të jetë një person që i përket Kishës Katolikeshprehej kjo përfaqësi në letrën dërguar Presidentit Nishani, Kryeministrit Rama, por dhe Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Parolin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close