Shfrytëzoi djalin 12-vjecar për të lypur, policia e Korcës merr në hetim babain

Aktualitet

policia-tiranePolicia e Korcës njoftoi se ka nisur hetimet ndaj një babai që shfrytëzoi për të lypur djalin e tij.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se më datë 06.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit B.Sh, vjeç 44, banues në Bitickë – Devoll.

Njoftohet nga policia se procedimi ndaj tij u nis pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohe, ka shfrytëzuar si lypës në disa qytete (Korçë, Pogradec, Devoll dhe Tiranë) djalin e tij të mitur me inicialet A.SH, i moshës 12 vjeç, duke përfituar vlera monetare nga kjo veprimtari.

Pas nisjes së hetimit dhe veprimeve të para, policia tha se materialet I kaluan Prokurorisë,  neni 128/b i Kodit  Penal.

ME TE LEXUARAT