Bota

“Swissleaks”: Miliona euro në Zvicër për të shmangur taksat, mes tyre dhe yje Hollivudi, mbretër e kampionë

fotottAktorë, modelë, kampionë sporti por edhe politikanë, diktatorë dhe mbretër, janë të gjithë në listën e mbi 100 mijë emrave, nga 203 shtete, që kanë depozituar mbi 100 miliardë euro në bankën zvicerane HSBC, me qëllim shmangien e taksave.

Skandali u zbulua nga një investigim i gazetarëve të Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit (ICIJ) me seli në Washington.

Nga aktorja, bizmeswoman australiane, dhe topmodelja Elle Macpherson, aktori amerikan dhe producenti John Malkovich tek aktori amerikan Christian Slater,  këngëtarët e njohur Phil Collins, Tina Turner, ish piloti i Ferrarit Fernando Alonos, dhe Michael Schumacher.

Më pas vjen mbreti i Jordanisë, Abdallah II ai maroken Mohammed VI, princat e Arabisë së Bashkuar dhe njerëzit e besuar të diktatorëve si Rami Makhlouf, mik i presidentit sirian Bashar Al Assad, kampioni i garave me motorë, Valentino Rossi, por dhe stilisti me famë Valentino.

Sipas një padie në vitin 2007, janë zbuluar mijëra llogari nga banka private e HSBC në Zvicër.

Bankierët ndihmonin klientët e tyre të shmangnin taksat dhe ofronin marrëveshje për t’i ndihmuar ata për t’i bërë dredhi ligjit.

HBSC pohoi se disa individë kishin ndërhyrë në privatësinë e bankës për të mbajtur llogari të padeklaruara.

Por shton se tani, kjo gjë ka ndryshuar plotësisht.

Dokumentet e vjedhura në vitin 2007 nga një ekspert kompjuterash që punonte për bankën HSBC në Gjenevë, përmbanin detaje të më shumë se 100 mijë klientëve në të gjithë botën.

Këto llogari nuk janë ilegale, por shumë njerëz i përdorin për të shmangur autoritetet tatimore.

Autoritetet franceze në bazën të të dhënave arriti në përfundimin se në vitin 2013, 99.8% e qytetarëve në listë po i shmangeshin taksave.

Italia me 7 499 klientë qëndron në vendin e 5-të në klasifikimin e vendeve që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HSBC.

Tek kjo shifër bën pjesë edhe legjenda e Moto GP, Valentino Rossi, me 23 milionë të papaguara. Në vend të parë qëndron Zvicra (11 235 klientë ) , e ndjekur nga Franca (9 187) , Mbretëria e Bashkuar (8 848) dhe Brazili (8 667).

Mes listës së evazoreve 

Ylli i rrokut Tina Turner
Aktori John Malkovich
Kampioni i Formula 1 Michael Schumacher
Topmodelja australiane Elle MacPherson
Aktorët Christian Slater e Joan Collins
Mbreti i Jordanisë Abdullah i dytë,
Mbreti i Marokut Mohammed i Gjashtë,
Princi i Bahreinit Salman bin Hamad al Khalifa,
Pilotët e Formula 1, Fernando Alonso e Heikki Kovalainen
Futbollisti Diego Forlan,
Këngëtari Phil Collins.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close