Visar Zhiti merr miratimin e Komisionit të Jashtëm për ambasador në Vatikan

Politikë

visar-zhiti1-220x200Ish ministri i Kulturës, poeti i njohur Visar Zhiti ka marrë miratimin e Komisionit të Jashtëm për ambasador në Vatikan. Zhiti është propozuar të emërohet në detyrë ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Vatikan, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës, jorezident.

Ai zhvilloi sot në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme seancë dëgjimore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Visar Zhiti, kandidati i qeverisë për ambasador në Vatikan, Fatos Reka, ambasador në Maqedoni dhe Bardhyl Canaj kandidati për ambasador në Izrael paraqitën para deputetëve të këtij komisioni platformat e tyre në lidhje me detyrën që u është ngarkuar nga Ministri Bushati. “E pranova këtë propozim në një moment të vështirë. Vatikani ka shumë rëndësi për Shqipërinë . Të jesh Ambasador është detyrë shpirtërore. Shqipëria është një emblemë e harmonisë fetare dhe jo më kot Papa Francesku e zgjodhi për ta vizituar. Ne jemi vendi i harmonisë fetare dhe martirëve”, tha Zhiti në Komision. Kandidatura e Visar Zhitit u mbështet nga deputetët të maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Punëve të Jashtme, të cilët vlerësuan karrierën diplomatike të kandidatit për ambasador në Vatikan.

ME TE LEXUARAT