Politika

Zhiti: Shërbimi në Vatikan si Ambasador detyrë shpirtërore, kisha s’e do

visar zhitiNë Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme po zhvillohet seanca dëgjimore me tre prej kandidatëve të Ministrisë së Jashtme si Ambasadorë.

Visar Zhiti, kandidati i qeverisë për Ambasador në Vatikan, Fatos Reka për në Maqedoni dhe Bardhyl Canaj kandidati për Ambasador në Izrael po paraqesin para deputetëve të këtij komisioni platformat e tyre në lidhje me detyrën që u është ngarkuar nga Ministri Bushati.

Seanca dëgjimore, vjen pas një seri lajmesh të cilat e konsiderojnë të kotë prezantimin në këtë komision, për të paktën njërin prej tyre. Pikërisht për kandidatin e qeverisë Rama si Ambasador në Vatikan të poetit Visar Zhiti. E megjithatë ky i fundit e ka vlerësuar shërbimin si Ambasador në Vatikan një detyrë shpirtërore.

“Vatikani qytet i shpirtit, të jesh Ambasador detyrë shpirtërore.Vatikani shumë i rëndësishëm, kemi raporte të shkëlqyera. Vatikani është nje mundësi e madhe, me autoritet në botë, do tregojmë virtytet tona. Ai mund të bëjë shumë për Shqipërinë në BE. Me anë të Vatikanit ne mund t’i imponohemi Italisë dhe vendeve të BE”tha Zhiti në Komision.

Tre ditë më parë, Presidenti i Republikës, u shpreh qartë dhe prerë se asnjë nga kandidatët për Ambsadorë që i janë paraqitur në tavolinë nga qeveria mes të cilëve edhe z. Zhiti nuk do të marrë firmën e tij, pasi sipas tij qeveria nuk është konsultuar paraprakisht me të.

Nga ana tjetër kandidimi i Zhitit si ambasador në Vatikan është kundërshtuar edhe nga vetë Konferenca ipeshkvnore e Shqipërisë, organi më i lartë përfaqësues i komunitetit katolik në vend, e cila kërkon emërimin në këtë detyrë të një personi nga komuniteti katolik

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close