Mustafa: Marrëveshja siguron funksionimin e gjyqësisë në gjithë territorin e Kosovës

Kosovë&Rajon

isa-mustafa-vitiKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sot se marrëveshja e arritur në Bruksel siguron funksionimin e gjyqësisë në gjithë territorin e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa thekson se “sot në mëngjes përfunduam një marrëveshje shumë të rëndësishme, e cila siguron funksionimin e gjyqësisë në gjithë territorin e Kosovës. Falenderoj përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogerini dhe anëtarët e delegacionit, zv kryeministrin Hashim Thaçi, Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuci, Ministren Edita Tahiri, Ministrin e integrimeve Evropiane, Bekim Collaku, Blerim Shala dhe Valon Halimi, këshilltarin tim për çështje të emigracionit dhe migrimit. Falenderoj edhe ekipet profesionale që punuan gjatë dhe me përkushtim për këtë fushë të rëndësishme”.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për drejtësinë në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, të kryesuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA, në takimin e natës së kaluar në Bruksel të raundit të 24-ët të dialogut në nivel të lartë, të parit të kryeministrave të rinj, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç. Ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, marrëveshja u arrit pas më shumë se katër orë bisedimesh.

ME TE LEXUARAT