SHKB aksion në Tiranë, oficeri i policisë kapet me 3.6 kg kokainë

Kliko per me shume info

policia-tiraneNjë oficer i lartë i policisë shqiptare është arrestuar ditën e sotme me akuzën e trafikimit të drogës. Pas njoftimit te pare se lenda narkotike e kapur ishte 2 kilograme, policia ka saktesuar se behet fjale per 3.6 kilograme lende e dyshuar si kokaine.
Në prangat e policisë ka rënë Hamez Demushaj me detyrë efektiv i Njësisë Lëvizëse në Komisariatin nr.3 në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij është kryer nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Demushaj, me grade nenkomisar, ishte nën monitorimin e SHKB-së, pas dyshimeve të përfshirjes së tij në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

Kliko per me shume info

Pas hetimeve të kryera dhe mbledhjes së provave ndaj tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka ndërhyrë këtë të premte duke e vënë në pranga Demushajn. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua edhe 3.6 kg kokainë.

Dyshohet se lënda narkotike ishte e destinuar për furnizimin e tregut vendas, ndërkohë që vijojnë hetimet për prejardhjen e lëndës narkotke si dhe zbulimin e rrjetit të trafikut dhe personave të tjerë të përfshirë.

loading...

1 COMMENT

  1. Dihet ne te gjithe vedet palicia e ben tregtin e droges kurse ne shqiperi oja dihet , si keni po ju makinat private te ketyre bark derave me targa te huaja e pa dekumente prej tek me i thjeshti mir thot Rama ligji fillon nga ne , por ky eshte si hoxha ku thuhet bej si them une mos bej si bej une.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here