Tahiri në SHBA, takon shefen e anti terrorizmit Tina Kaidanow

Aktualitet

Tahiri - KaidanowGjatë punimeve të Samitit kundër terrorizmit që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u takua me Kreun e Byrosë kundër Terrorizmit në Departamentin e Shtetit, znj. Tina Kaidanow. Ministri Tahiri informoi znj. Kaidanow lidhur me masat e marra nga Shqipëria në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe terrorizmin. Ambasadorja Kaidanow theksoi se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke filluar nga hetimet dhe procedimet penale, si dhe amendimet ligjore në këtë fushë.

Ajo vlerësoi angazhimin e madh të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, së bashku me partnerët ndërkombëtarë. Ministri i Punëve të Brendshme kërkoi mbështetjen e Byrosë Kundër Terrorizmit, për Drejtorinë Antiterror të sapo-ngritur në Policinë e Shtetit në Shqipëri. Znj. Kaidanow u shpreh e gatshme për të filluar menjëherë  një program intensiv për mbështetjen paraprake, por edhe më gjerë për këtë njësi. Ministri Tahiri i prezantoi Ambasadores Kaidanow propozimin e tij, për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta rajonale, si e vetmja rrugë për të luftuar terrorizmin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Znj. Kaidanow mbështeti këtë ide dhe shkoi më tej duke shprehur nevojën për ngritjen e një Task-force rajonale, për hetime të përbashkëta. Ambasadorja i shprehu ministrit Tahiri interesin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur iniciativa të fokusuara dhe productive, për përpjekje të përbashkëta rajonale.

ME TE LEXUARAT