Interpoli kthen në Shqipëri të dënuarin përjetë, vrau policin në 1997

Aktualitet

rinas2014Interpol Tirana ka kthyer në Shqipëri një shtetas shqiptar të kërkuar pasi ishte dënuar me burg të përjetshëm. Burimet zyrtare kanë thënë se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Londra/Anglia drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Hektor VOCI , 48 vjeç banues  në Tiranë.

Sipas policisë, Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Gjykata Rrethit Gjyqësor Krujë, me Vendim Nr.35, datë 23.05.2000, e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Referuar policisë mësohet se më datë 10.02.1997, i pandehuri Hektor Voci, ka qënë duke udhëtuar me makinën tip Benz ku ka qënë pasagjer. Në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, makina që drejtohej nga B.XH dhe ku ishte pasagjer Hektor Voci,  ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke rrezikuar ta rrëzonte në kanal automjetin qe drejtohej nga  shtetasi A. C., punonjës policie pranë Komisariatit nr.4, në Tiranë.

Shtetasi A.C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë, ku me pistoletën në dorë, me tytën drejtuar poshtë i është afruar makinës duke u prezantuar që ishte punonjës policie .

Ndërkohe që B.XH ka dal nga makina dhe i drejtuar dorën në mënyre fyese, duke i thënë që ishin punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Punonjësi i Policisë  A.C ka dal përpara makinës ku takohet me shtetasin Hektor Voci, i cili mbante në dorë automatikun model 56, që kishte marrë për kryerjen e shërbimit.

Hektor Voci  ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj shtetasi A.C, duke e lënë të vdekur në vënd.)

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester – Angli, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

ME TE LEXUARAT