Politika

Basha: Çdo qindarkë e taksapaguesve të Tiranës po investohet në përmirësimin e cilësisë së jetës

basha-pdMe një investim prej rreth 152 milionë lekësh ka nisur rindërtimi i shkollës së mesme “Qemal Stafa”. Përfundimi i punimeve që do të zgjasin 10 muaj do të reduktojë shkollën me dy turne dhe do të ndryshojë rrënjësisht kushtet e mësimdhënies dhe shërbimit ndaj nxënësve të kësaj shkolle. Projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon ndërtimin e një shtese në objektin ekzistues. Godina do të pajiset me sistem ngrohje qendrore, kaldajë me peletë. Sheshet e grumbullimit do të bëhen me beton të stampuar do të shtohet  një sipërfaqe prej 186m² gjelbërim. Do të vendoset sistemi MKZ (sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit)dhe sinjalistika përkatëse. Do të bëhen kanalizimet e ujërave te zeza e te bardha.

Shkolla pas ndërhyrjes do të ketë 34 klasa, 5 laboratorë, drejtorinë, 2 nëndrejtori, sallë mësuesi, salla e mbledhjeve, psikolog, dentistë, fast-food, palestrën dhe ambientet ndihmëse të saj. Gjithashtu, në pjesën e pasme të godinës do të ketë 3 terrene sportive, duke shtuar kështu 1100m² terrene. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka parë sot nga afër nisjen e punimeve në këtë shkollë e cila sot u shërben 1300 nxënësve të kryeqytetit

”1300 gjimnazistët e “Qemal Stafës”, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, pra pas një periudhe 10 mujore të rindërtimit të gjimnazit “Qemal Stafa” do të mund të shërbehen me turnin normal, një turn pra të gjithë gjimazistët, në fakt kapaciteti do të shkojë nga 1300 në 1400 gjimnazistë për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit në Tiranë, vendosur në zemër të Tiranës por ndonëse ka pasur dy ndërhyrje gjatë 20 viteve të kaluara, në tërësi këto ndërhyrje kanë mbetur në nivelin e fasadës.

Është pritur për një kohë të gjatë nga banorët e zonës, prindërit dhe vetë gjimnazistët kjo ndërhyrje në gjimnazin “Qemal Stafa”, ndaj sot me fillimin e punimeve dhe me garancinë se punimet do të përfundojnë në kohë për të nisur semestrin e dytë të vitit të ardhshëm në gjimnazin e ri, ne plotësojmë jo vetëm një dëshirë por një nevojë akute të kësaj pjese të komunitetit kryeqytetas.” – u shpreh z. Basha.

Punimet ne shkollën “Qemal Stafa” e ndërtuar që në vitin 1950 duhet të kishin përfunduar nëse nuk do të mbaheshin peng nga lufta politike që qeveria që në nisje të mandatit të saj i hapi Bashkisë së Tiranës.

“Është e jashtëzakonshme që një proces i tillë të mbetet peng i vullneteve politike. Kemi dashur ta nisim këtë projekt prej kohësh dhe ndonëse taksapaguesit e Tiranës janë taksapaguesit më të mëdhenj të buxhetit qendror të shtetit, ata janë të fundit që përfitojnë nga grantet. Mentaliteti i diskriminimit politik është një e keqe, e keqja tjetër është papërgjegjshmëria me lekët e taksapaguesve. Çdo qindarkë e taksapaguesve ka një vlerë të jashtëzakonshme, veçanërisht në kohë krize ekonomike. Si i përdorim, ku i çojmë këto lekë dhe si japim llogari para publikut për veprat që bëjmë me këto lekë tregon nëse qeverisim mirë, qeverisim me përgjegjshmëri apo qeverisim keq dhe nuk duam t’ia dimë për lekët që nuk janë kurrë të qeveritarëve qendrorë apo vendorë por janë lekët e taksapaguesve.

Të investosh për fasada, për palmat, kur nevojat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë janë të mëdha për infrastrukturë primare, rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, spitale, të shtosh taksat mbi qytetarët e mos t’u kthesh shërbimet që meritojnë por të mbështetesh në fantazi apo vizatimet e mendjes tënde është papërgjegjshmëri totale.

Si kryetar i Bashkisë kam vendosur që çdo qindarkë të taksapaguesve të Tiranës ta vendos në investime që u shërbejnë qytetarëve të Tiranës, nga të cilat qytetarët e kryeqytetit marrin ato që kanë nevojë dhe nevojat e këtij qyteti janë të mëdha, janë shumë më të mëdha se sa mjetet që kemi në dispozicion, gjysma e së cilave janë marrë peng me ardhjen e kësaj qeverie para një viti e gjysmë” – theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Nga shkolla “Qemal Stafa”, z. Basha i ka kujtuar kryeministrit se në këtë situatë të rëndë që po kalon vendi, në kushtet e krizës ekonomike dhe papunësisë në rritje, çdo qindarkë e taksapaguesve duhet të kthehet në shërbim ndaj tyre dhe në nxitje të zhvillimit ekonomik e jo të përdoret për show.

“Si kryetar i opozitës, i bëj thirrje kryeministrit të heqë dorë nga projektet fasadë, nga projektet e luksit që shoqërohen me pretendime për korrupsion galopant dhe në këtë kohë krize të vendosë çdo qindarkë të taksapaguesve shqiptarë në shërbim të taksapaguesve shqiptarë e jo në shërbim të “truman show” të rrugëve nga aeroporti në zyrën e kryeministrit dhe nga zyra në shtëpinë e kryeministrit, sepse kjo është një sjellje prej diktatori afrikano-qendror të viteve ’80 dhe jo prej një qeveritari të përgjegjshëm të një Shqipërie në NATO që pretendon të bëhet anëtare e BE. Në BE na bën përgjegjshmëria e qeverisë, na bën sensi i shërbimit ndaj qytetarëve dhe jo projektet e luksit, shoqëruar me korrupsion” – deklaroi kryebashkiaku Basha.

loading...

Artikuj te ngjashem

2 komente

  1. Cdo qindarke e takspaguesve te tiranasve po futet ne xhepin tende dhe te Sali Berishes. Asgje nuk bere per Tiranen ne kater vitet e tua si kryebashkiaku i saj. Rrofte Edi Rama! Ai beri me shume se ti.

  2. Bravo demokrat te mbeshtes per te gjita keto qe shkruan keta jane hajdut qe mendojne per xhepat e tyredhe jo per popullin keta jane fundurinat e kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close