Politika

Bogdani: Rama model të ngritur mbi mashtrimin

bogdaniPartia Demokratike deklaron se modeli i Ramës është verifikuar e certifikuar tashmë si modeli i ngritur mbi mashtrim që po përkeqëson jetën e qytetarëve çdo ditë.

“Sa herë që flitet për interesat e drejtpërdrejta të qytetarëve, Edi Rama shfaqet si prodhues i konfliktit politik, i bllokimit, i axhendës së vet personale në kurriz të qytetarëve. Trashëgimia e tij në Tiranë është betonizim, klientelizëm e korrupsion, ndërsa sot në krye të qeverisë ai po bllokon të gjitha projektet e krijojnë vende pune, e përmirësojnë jetën e qytetarëve, vetëm sepse do të mbajë ndezur konfliktin politik e të pengojë një bashki ku ai është refuzuar me votë”, u shpreh Gerti Bogdani.

Sipas tij, hakmarrja e tij politike po i privon qytetarët nga shumë shërbime e projekte që do të ndikonin drejtpërdrejt në cilësinë e tyre të jetës.

“Ndërkohë që në gjithë vendin qytetarët po vuajnë dështimin e tij, bllokimin, varfërimin, shkatërrimin e mijëra vendeve të punës, pa asnjë investim me interes publik që sjell zhvillim, e teksa shiptarët janë në kushtet e mbijetesës, Edi Rama vazhdon të mbjellë palma e të shpenzojë shumë para për trille, fryrje administrate e shpenzime të panevojshme. Modeli i Ramës është verifikuar e certifikuar tashmë si modeli i ngritur mbi mashtrim që po përkeqëson jetën e qytetarëve çdo ditë”, u shpreh Bogdani.

Ne kendveshtrimin e tij, roli i deputetëve është të mbrojnë interesat e qytetarëve, jo të kthehen në skllevër të bindur të pabarazisë para ligjit dhe të paligjshmërisë që po vret sigurinë juridike dhe mijëra vende pune.

“Deputetët t’i kërkojnë Ramës të zhbllokojë investimet, të zhbllokojë ndërtimin e bulevardit, tramit, terminalit dhe investimeve të tjera publike që hapin vende pune dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.  Deputetët socialistë do ti shërbenin vendit nese i kërkojnë Kryeministrit të ule taksat dhe çmimin e energjisë. Ky është interesi i qytetarëve dhe jo retorika boshe politike. Edi Rama po sjell çdo ditë vetëm varfëri dhe mjerim për qytetarët dhe pasurim përmes abuzimit dhe korrupsionit të pushtetarëve miqve dhe kliente e të tij. Edi Rama ka dëshmuar në këtë 1 vit e gjysëm si kryeministër se di vetëm të bllokojë,  shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët”, nenvizoi Bogdani.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close