Politika

PD-OSHEE replika të ashpra për luftën ndaj vjedhjes së energjisë

osheNderprerja e energjise elektrike per nje familje ne qytetin e Shkodres ka sherbyer si objekt replikash mes Partise Demokratike dhe Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike. Partia kryesore e opozites e sulmoi OSHEE-ne duke e akuzuar si organizate kriminale ndersa kjo e fundit akuzon Partine Demokratike se po pengon rivendosjen e normalitetit ne konsumin e energjise elektrike dhe po inkurajon hajdutet e energjise.

Deklaratë e Partisë Demokratike

OSHEE po kthehet dita-ditës në një organizatë kriminale, përgjegjëse për dhunimin sistematik të qytetarëve, dhe deri më sot shkaktare e drejtpërdrejtë e humbjes së disa jetëve.

Duke qënë një mashë e verbër në duart e Edi Ramës, OSHEE po aplikon cdo ditë të njëjtën filozofi, errësirën dhe burgun për të pamundurit, dhe sulmet ndaj opozitës.

Partia Demokratike nuk po kërkon asgjë tjetër, përvec faturimit të drejtë e të rregullt të qytetarëve, mbi bazën e konsumit të tyre.

Partia Demokratike do të kërkojë me vendosmëri ndaljen e abuzimit në kurriz të qytetarëve, dhe faturimin e tyre të drejtë.

Pikërisht arbitrariteti i OSHEE i mori jetën Qamil Zelës, i cili u syrgjynos në qeli për më shumë se dy muaj për 35 mijë lekë të vjetra debi.

Arbitrariteti i OSHEE i mori jetën kryefamiljarit tjetër në Novoselë, Llazi Nasi, i cili u mbifaturua disa herë më shumë se konsumi, e nuk gjeti asnjë ditë zgjidhje në dyert e këtij institucioni.

Arbitrariteti i OSHEE vuri në rrezik jetën e djalit 7 vjecar në Gur të Zi në Shkodër i cili ka nevojë për energji, për të vënë në punë paisjen që e furnizon me oksigjen. Familjarët dëshmojnë se në zyrat e këtij institucioni nuk po gjenin asnjë zgjidhje, aq më pak ndjeshmëri e humanizëm për fatkeqësinë e tyre.

Arbitrariteti i OSHEE që sillet me qytetarët si skuadër ekzkutimi e ushtrisë armike, ka cuar në akte ekstreme e të dëshpëruara dhjetra qytetarë deri më sot.

Arbitrariteti i OSHEE ka nxitur revoltën kudo në cdo fshat, lagje, rrugë e qytet të vendit.

Kjo organizatë kriminale po mbjell dëshpërim në mijëra familje me arrogancën e saj, me abuzimin, me mbifaturimin, me faturat aforfe, e me kamat-vonesat mbi këto gjoba të padrejta.

E gjitha kjo ndodh, ndërkohë që drejtuesit e saj, janë zhytur në përvetësime galopante me tendera, dhe teksa favorizojnë miqtë e tyre që janë debitorë deri në 205 milionë lekë, si rasti i deputetit të mazhorancës.

I kujtojmë sot drejtorit të OSHEE se nuk ka korrupsion që do ta shpëtojë nga bëmat e të shkuarës së tij me tendera që kanë sjellë 1.3 milionë dollarë dëme në shtet.

I kujtojmë drejtorit të OSHEE se do të mbajë përgjegjësi për të gjitha abuzimet e dhunimet e qytetarëve, ditën kur drejtësia të vijë.

Kjo është një lavdi e përkohshme që ai po e shijon bashkë me shefin e tij, Edi Rama, frymëzuesin e represionit të pashembullt ndaj qytetarëve.

REAGIMI I OSHEE

Edhe pse nuk ka asgje te re në sjelljen e PD ndaj OSHEE, ne vazhdojme të cuditemi në mbrojtjen e hapur që PD i ben idesë se vjedhjes se energjise. Për OSHEE vjedhja e energjisë është e patolerueshme dhe cdo lidhje e paligjshme është e denueshme si vepër penale.

Përpjekja e PD për të penguar punen per rimëkëmbjen e OSHEE tregon se PD nuk ka asnjë sens të respektit për ligjin dhe asnjë sens te funksionimit te shtetit.

OSHEE falenderon qindramijëra qytetarët qe po vazhdojne te lidhin kontratat e te shlyejne borxhet e tyre ndaj kompanise. U kujtojmë te gjitheve se më 28 shkurt skadon afati i përfitimit nga oferta jonë për ulje me 80 përqind të kamatëvonesës duke paguar menjëherë të gjithe borxhin.

Po ashtu, nenvizojme vullnetin e hekurt të kompanisë per të luftuar vjedhjet dhe ndaluar cdo vjedhës që guxon të shkelë ligjin duke u lidhur në rrugë të paligjshme me sistemin e shpërndarjes.

 

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. CEZ dikur dhe OSHEE tani i kane vjedhur mase shqiptaret. Askush nuk ka mbajtur pergjegjesi per kete. Pesha e pageses ka rene mbi qytetaret e ndershem e korrekte te ke tij vendi. A dp te ndeshkohen ndonjehere hajdutet me pushtet te OSHEE ? Kush do i demshperbleje qytetaret qe vjedh OSHEE cdo dite? Vend pa qeveri , pa drejtesi e pa pike dinjiteti. Shtet ku i behet duva vetem hajduteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close