Politika

PD, Shehu: Mbështesim infermierët dhe mjekët kundër testimit

shehuDeputeti i Partise Demokratike Tritan Shehu deklaroi ne nje konference per shtyp se qeverisja, në vend që të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor. Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj.

“Së pari, dëshiroj të përshëndes sot Urdhërin e Infermiereve për paraqitjen e kundërshtimit në Gjykatën Administrative të vendimit qeveritar për të ashtuquajturin “testim”. Së dyti, përshëndesim solidaritetin e plotë të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, infermierëve, laborantëve etj, të demostruar këto javë për të ndaluar këtë projekt të paligjshëm e diskriminues ndaj atyre vetë”, u shpreh Shehu.

Por fatkeqësisht, vijoi ai, qeverisja në vend që të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor.

“Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj. Në këtë mënyrë po kërkohet që artificialisht të krijohen konflikte të pa nevojshme mjekë-pacientë, për të fshehur përgjegjësitë për problemet e mëdha dhe reale të atij sistemi, që kjo qeveri veçse po i shton e zgjeron çdo ditë. Kërkohet kështu që nëpërmjet këtij “testimi” arbitrar të hidhet mbi personelin shëndetësor përgjegjësia për atë çfarë po ndodh me të gjithë përbërësit e shëndetësisë shqiptare. Po tentohet nga ana tjetër që ky personel të mbahet i heshtur dhe i terrorizuar, si dhe që vendet e punës të rindahen sipas vullneteve politike e klienteliste. Në këto kushte anormale, ne dëshirojmë të sigurojmë të gjithë ata që po përballen e ndeshen me padrejtesi të tilla të pashembullta, për solidaritetin e mbështetjen tonë të plotë. Mbështetja jonë nuk do t’u mungojë atyre në të gjitha hapat e mëtejshme që ata do të ndërmarrin në kundërvënien ndaj arbitraritetit dhe në mbrojtjen e një mjedisi demokratik”, thekson Shehi.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close