Politika

PS i përgjigjet Bashës: Tiranës i mungon kryetari që duhet të punojë natë e ditë për të!

bare“Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie, jo për një kryetar partie që aspiron të bëhet Kryeministër.

Ky ishte slogani i Lulzim Bashës 4 vjet më parë. Atëherë kur premtoi shtimin e punësimit në Tiranë, uljen e çmimit të bukës, rrugë, trotuare, ndriçim, parqe të reja.

Kur premtoi kampusin e ri universitar, shkolla e kopshte të reja.

Kur premtoi sigurisht tramin dhe zhdukjen e trafikut në Tiranë”, me këto premtime të kryebashkiakut Lulzim Basha ka nisur sot deklaratën deputeti socialist Besnik Bare duke iu përgjigjur akuzave që bëri më herët kryetari i PD.

Bare tha se sot, 4 vjet më pas, teksa kujtohet herë pas here të presë ndonjë shirit në Tiranën që e ka harruar plotësisht, kryetari i bashkisë që jo vetëm s’ka mbajtur asnjë premtim, por e ka degraduar qytetin si mos më keq, ka rënë pikërisht në grackën që ka ngritur vetë 4 vjet më parë.

“Edhe kur përpiqet të bëjë ndonjë punë për qytetin, si në rastin e shkollës Qemal Stafa që për hir të së vërtetës është rikonstruktuar falë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, projekt ky i qeverisë shqiptare, kryetari i bashkisë nuk rri dot pa përzier politikën e madhe.

Tiranës i duhet një kryetar bashkie që mendon e punon ditë natë për qytetin, jo një kryetar partie që vetëm shan kundërshtarët dhe s’ka bërë asnjë punë në çdo zyrë ku është futur”, u shpreh deputeti Bare.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close